Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke shpenzuar energji me moslargimin e taksës ndaj Serbisë.
Ndaj, për të, tash ka ardhur koha që gjërat në këtë drejtim të ndryshojnë, njofton Klan Kosova.
“Dy zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Amerikane kanë ardhur për të na thënë që të hiqet taksa. Tani kur kemi kërkesën amerikane, jo të Rusisë dhe Serbisë, por të miqve tanë, po na thonë direkt që të hiqet taksa si premisë që të vazhdojë dialogu”, ka thënë Abdullahu, njofton Klan Kosova.
“Është urgjencë që të hiqet taksa, sepse po na e thotë dikush që na e do të mirën. Taksat janë pengesë, ato duhet të hiqen. Në asnjë variant nuk mund të akuzohet askush për antiamerikanizëm lidhur me këtë”.
Abdullahu ka thënë në Info Magazine se koalicioni qeverisës ka probleme të mëdha dhe se vendi është në krizë për shkak të kësaj qeverie.
“Qeveria aktuale nuk bën asgjë sa i përket veriut të Kosovës. Atje është kaos edhe më i madh se që ka qenë. Atë që po e kundërshton kryeministri aktual – që nuk ka ndarje, me mosbërje asgjë po çon ujë në mullirin e shkëmbimit të territoreve”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...