Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka folur për procesin e brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike e Kosovës.
Nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të LDK-së, ndërkaq theksoi se ka sinjale se ky proces mund të vonohet.
I ftuar në emisionin “Debat Plus”, ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka folur për zgjedhjet e brendshme të LDK-së.
Sejdiu tha se ky proces nuk ka nisur mbarë dhe se nuk mund të ketë zgjedhje pa u shpallur zyrtarisht nga kryesia. Shtoi se mund të përsëritet situata e zgjedhjeve të fundit dhe procesi të mos përfundojë deri në fundvit.
“Në Kuvendin e mëhershëm zgjedhor të LDK-së është marrë një vit hua apo është kapërcyer një vit mandat i plotë i LDK-së i proceseve zgjedhore me arsye të ndryshme. Procesi zgjedhor në LDK të ndodh pa ndonjë shtyrje”, tha Fatmir Sejdiu.
Sejdiu nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të LDK-së. Tha se vendimin do ta marrë në momentin e nevojshëm, ndërsa deklaroi se ka presion pozitiv nga anëtarësia e LDK-së për të kandiduar.
“Është herët për të marrë vendim…Kam një presion të madh pozitiv nga anëtarësia për të kandiduar për kryetar të LDK-së”, tha më tej Sejdiu.
Po ashtu Sejdiu theksoi se LDK duhet të marr rol në proceset e rëndësishme shtetërore siç është dialogu me Serbinë.
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi