Google ADS

Fatmir Limaj: Taksa është vendim shtetëror

22:09 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se Kosova ka qenë e detyruar që të marrë vendim për t’i vendos taksë Serbisë në mallrat që hyjnë në Kosovë.

Limaj ka shtuar se ky vendim nuk është meritë e ndonjë individi.

“Ky është një vendim shtetëror i institucioneve të Kosovës dhe nuk është individual. Ky mund të shihet si vendim populist, por ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për hapat që po i bëjmë. Por, ne i kemi dhënë shumë raste Serbisë, duke u treguar të heshtur, tolerant, duke shpresuar se Serbia do të kuptojë realitetin por, fatkeqësisht ka kohë dhe vite të tëra që Serbia sillet ashtu siç sillet dhe për këtë kemi qenë të detyruar të marrim një vendim të tillë, në mbrojtje të sigurisë nacionale të vendit tonë, dhe kështu duhet të shihet”, ka deklaruar Limaj në “Blic InterVieë me Astrit Gashin”.

Tutje, Limaj ka sqaruar se vendimi për rritje të taksës prej 100 për qind është marrë për shkak të sjelljes së vazhdueshme armiqësorë të Serbisë në raport më Kosovën.

“Kjo ka ardh si shkas i një sjellje të papërgjegjshme dhe ofenduese e cila që nga mëngjesi deri në mbrëmje e fut gjithë mekanizmin e shtetit për ta fyer dhe ofenduar shtetin e Kosovës”, tha Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme