Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njoftoi para pak ditësh se u kishte nisur një letër autoriteteve shqiptare ku kërkonte kthimin e eshtrave të Hasan Prishtinës në Kosovë për ti rivarrosur në Prishtinë.
Por kundër kësaj ideje ka dalë përfaqësuesi i familjes së Hasan Prishtinës, stërnipi Mehmet Prishtina, i cili në reagimin e tij për këtë çështje ka thënë se eshtrat e patriotit Prishtina nuk duhet të lëvizen nga aty ku pushojnë.
Sipas Mehmet Prishtinës, Hasan Prishtina e ka vendin aty ku bashkohet kufiri dhe idetë e kombit shqiptar, në Kukës.
Reagimi i plotë:
HASAN PRISHTINA E KA VENDIN ATY KU BASHKOHET KUFIRI DHE IDETË E KOMBIT SHQIPTAR
(Përkitazi me iniciativën e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, për zhvendosjen e eshtrave të Hasan Prishtrinës nga Kukësi në Prishtinë)!
Në 85 vjetorin e vrasjes së patriotit shqiptar, udhëheqësit të kryengritjeve për liri, diplomatit të shquar e ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina, liderët e institucioneve të Kosovës, do të duhej të angazhoheshin që hapësira tek varri i Hasan Prishtinës në Kukës, në qytetin kufi në mes të Shqipërisë së ndarë, të rregullohej e të ndërtohet edhe Muzeu i madh i Bashkimit Kombëtar.
Ata duhet që bashkë me institucionet e shtetit shqiptare, të kujdeseshin që në Vlorën e Pavarësisë krahas shtatoreve të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e tjerëve patriot të vendoset edhe Hasan Prishtina në sheshin e flamurit, siç u vendos ne Prishtine e me vone edhe ne Shkup e Tirane, dhe perfundimisht në qytetin shqiptar në Kukës te derdhet në bronz shtati i i shenjte e i shtrenjte i Hasan Prishtines, pasi aty afer e ka edhe varrin, e jo të tallen në Facebook për kthimin e eshtrave të tij në Kosovë.
Hasan Prishtina, mbetet një ndër të rrallët patriot shqiptar, që me veprën dhe të kaluarën e tij vazhdon të bashkojë edhe sot shqiptarët, përtej bindjeve politike, ideologjike, fisnore e inatqore të popullit tonë, prandaj çdo nismë për t’ ia lëvizur eshtrat Atij, është vetëm thellim i ndarjes së shqiptarëve dhe mos respekt e mos nderim ndaj figures dhe doktrinës së Tij hasaniste.
Hasan Prishtina është i Shkupit, i Tiranës, i Prishtines, i Plavë e Gucisë, i Shkodrës e Vlorës, i Prevezës, Manastirit, Ohrit e Tetovës, Preshevës e Pazarit të Ri.
Ai është i gjithë neve që Shqipërinë e plotë e ndjejmë në mendje e zemër.
Por, ashtu siç luftoi Hasan Prishtina për ti rrëzuar muret ndarëse midis shqiptarëve, edhe unë bashkë me familjen e madhe, me shumë miqë e shokë nga të gjitha anët e botës, kerkojme te mos levizet nga varrezat e Deshmoreve të Atdheut që prehet në qytetin e Kukëst!
Perfaqesuesi i familjes së Hasan Prishtinës
Mehmet PRISHTINA
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...