Familjarët e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë iu gëzuan iniciativës për formimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Përfaqësuesi i familjarëve, Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i prindërve” në një intervistë për portalin arbresh.info ka treguar se si e kanë pritur familjarët e të pagjeturve këtë iniciative.
“Ne familjarët jena gëzuar që pas 20 vitesh t’i bie në mend dikujt që duhet të themelohet një Tribunal Ndërkombëtarë që të kapen kriminelët e të mos na shëtitin nëpër Kosovë ata njerëz të cilët i kemi pa e i dimë e kemi dhënë shumë herë deklarata se kush janë ata” tha ai.
Familjarët e të gjitha komunave e kanë mirëpritur mirë iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtarë.
“Familjarët janë kon të gëzuem shumë. E kanë, pritë kur jemi ardh ne duke pyetur a është formuar”.
Qerkini thotë se formimi i Tribunalit Ndërkombëtarë do të ndodh patjetër.
“Politika në këtë pjesën humane nuk duhet të përzihet. Formimi i Tribunalit Ndërkombëtar nuk ka të ndalur formimi i saj do të ndodh gjithqysh. Sepse janë edhe 1650 e diçka të pagjetur dhe i kemi argumentet që janë jashtëzakonisht të vërteta”.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person