Namazi i Bajramit është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman.
Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit.
Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër (preferohet të lexohet sureja A’ëla ose Kaf). Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure (preferohet leximi i sures Gashije ose Kamer), më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi./arbresh.info/
Kaos në aeroportet e Gjermanisë, qindra fluturime të anuluar...
Abdixhiku në Pozharan: Le të qëndrojmë bashkë deri në festën...
Vrasja e 12 personave në Mal të Zi, mijëra protestues kërkoj...
Procese gjyqësore gjatë vitit 2024, kush kaloi nën llupën e ...
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja
Priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade në SHB...