Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur sot takim me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, kolonel Shaban Shala, shefin e sektorit rajonal të hetimeve, nënkolonelin Agron Hasanaj, shefin e sektorit të njësiteve kundër krimeve ekonomik dhe korrupsionit, major Zejnullah Surdullin dhe hetuesit e njësitit të Pejës të NJHKEK.
Takimi i mbajtur me iniciativën e Kryeprokurorit Kurmehaj, kishte për qëllim hartimin e strategjisë se përbashkët dhe caktimin e objektivave për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.
Si konkluzione dhe objektiva kryesore për strategjinë gjashtëmujor u caktuan luftimi i grupeve të fajdexhinjëve , ekonomia joformale dhe lojërat e fatit.
Po ashtu, gjatë takimit u arrit dakordim se pas afatit gjashtë mujor të bëhet vlerësimi dhe analizimi i arritjeve të këtyre objektivave.
Gjithashtu u theksua se është i domosdoshëm edhe bashkëpunimi i qytetarëve, sidomos të dëmtuarve që t’i raportojnë rastet tek organet e ndjekjes për të cilat kanë informacione rreth veprave penale të kësaj natyre.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë