Agjërimi i ditës së Bajramit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar këtë vepër, siç transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriju në Buhari dhe Muslim.
Mospjesëmarrja e grave në faljen e namazit të Bajramit. Duke pasur parasysh faktin, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar që gratë të falin këtë namaz.
Caktimi i vizitimit të varrezave ditën e Bajramit. Kjo vepër bie në kundërshtim me praktikën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Shqiptimi i tekbireve bashkërisht. Gjithashtu kjo është në kundërshtim me praktikën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Gëzimi për shkak kalimit të muajit Ramazanit dhe kthimit të jetës së shfrenuar. Kjo nuk gjendet përveç se tek ata të cilëve All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka vulosur zemrat në mëkate./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...