Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha me bashkëpunëtorë raportoi sot para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të Republikës së Kosovës, rreth raportit vjetor të punës së AAC-së për vitin 2018. Anëtarët e Komisionit uruan Drejtorin e Përgjithshëm për marrjen e mandatit në krye të AAC-së dhe përgëzuan punën e mirë ndër vite të këtij institucioni.
Ndër pyetjet kryesore dhe sqarimet shtesë që kërkuan anëtarët e Komisionit kishin të bënin me procesin e normalizimit të hapësirës së ultë dhe lartë ajrore të Republikës së Kosovës. Drejtori Berisha, i siguroj të pranishmit që AACK është duke i dhënë përkrahjen e plotë dhe pa rezervë këtij procesi, por kërkoj nga të pranishmit që të ketë edhe përkrahje politike dhe buxhetore për të mundësuar përmbushjen e kushteve teknike që do të mundësojnë përmbylljen e këtij procesi. Ai theksoi se hapësira ajrore lidhet ngushtë me sovranitetin e një shteti, pasi njëjtë sikurse edhe territori tokësor dhe ujor është pjesë përbërëse e territorit të një shteti dhe s`ka se si te trajtohet ndryshe. Prandaj, kontrolli i hapësirës ajrore duhet të bëhet nga institucionet vendore të cilat me një përkrahje të duhur buxhetore dhe ndërveprim ndërinstitucional bashke me faktorin ndërkombëtar, do të arrijnë të menaxhojnë si hapësirën e ultë ashtu edhe atë të lartë ajrore.
Sipas informacioneve tona, rezulton se vitin e kaluar ka pasur një numër mjaft të madh të mbikalimeve të territorit tonë, të shprehur në shifra arrijnë shumën prej 7 mil. Euro. Këto të hyra janë realizuar nga Hungarocontrol sipas marrëveshjes së vitit 2013 në mes NATO dhe Hungarisë.
Në fund, raporti vjetor i punës së AAC-së për vitin 2018 është miratuar me votë unanime të të gjithë deputetëve të pranishëm./arbresh.info
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...
Nga marrëveshja për emigrantët te zgjedhjet në SHBA, Rama in...
Noizy dorëzohet në polici, ndalohet për 48 orë nga Prokurori...
Kur do të dihet fituesi i zgjedhjeve në SHBA?