Google ADS

Erërat larguan skelet, punëtorët punojnë në rrezik gjatë përfundimit të një ndërtese në Prishtinë

09:24 | 29 Tetor 2018
V. S.

Erëra të forta ka pasur përgjatë ditëve të fundit në gjithë vendin.

E si pasojë e këtyre erërave të forta një ndërtesë në Prishtinë ka pësuar dëme. Nga këto erëra i janë shtrembëruar dhe larguar nga vendi të gjitha mbajtëset anësore, pra skelet nuk janë aspak në gjendje të rregullt.

Por kjo gjendje e rrezikshme nuk i ka ndaluar punëtorët që është sot të vazhdojnë punën. Në një video dhe fotografi të dërguar në redaksinë e  Indeksonline punëtorët shihen teksa vazhdojnë punën pavarësisht rrezikut të lartë që kanë.

Ndërtesa e cila po përfundohet gjendet saktësisht në rrugën ‘Muharrem Fejza’ tek Lagjja e Spitalit në kryeqytet.

Duhet përkujtuar se kanë qenë të shumta rastet në vend kur punëtorët kanë humbur jetën në vendin e punës, si pasojë e kushteve jo të përshtatshme për punë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme