Ka ardhur për herë të dytë në Kosovë, dhe ndonëse nuk e ka parë aq shumë Kosovën, ka vërejtur ndryshimin e Kosovës, nga Kosova e cila vetëm sa kishte dalur nga lufta.
Është kjo Saverina Babaso, arbëreshe nga Italia e cila thotë se ka ardhur për herë të parë në Kosovë në vitin 2003.
“Jam anëtare e drejtorisë së Shoqatës së Arbëresheve. Unë jetoj në Lungro, apo Arbërisht në Kalabri. Unë kam ardh edhe një herë në 2003, atëherë isha studente ndërsa tash po pres të shoh ndryshimet. Atëherë kam ardhë vetëm sa e kishte kaluar luftën Kosova, por kom parë në atë kohë një popull që po qohet në këmbë pas lufte”.
Në një intervistë dhëne arbresh.info, ka thënë se arbëreshët e Italisë janë duke u munduar që në familje ta ruajnë gjuhën arbëreshe.
“Kam shumë familje shqiptare që jetoj dhe rriten më të tjerët. Gjuhen e ruajmë në familje por kemi problem ne arbëreshët sepse në shkollë nuk bëhet asgjë për ruajtjen e gjuhës arbëreshe. Madje as në TVSh nuk ruhet gjuha jonë”.
E më qenë se është për herë të dyte në Kosovë, Arbëreshja nga Italia e cila vazhdon ta flet rrjedhshëm gjuhen arbëreshe ka një mesazh për kosovarët.
“Unë mendoj se arbëreshët duhet të punojmë bashkë. Sepse vetëm s’mund të bëjmë asgjë. Vetëm të bashkuar mund të ruajmë gjuhën e traditën”./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2346951248922539/
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij