Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, takimi i 29 prillit në Berlin, ku Kosova dhe Serbia janë ftuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, tregon për një situatë të re rajonale.
Ai ka thënë në Interaktiv se pas marrëveshjes Maqedoni – Greqi, tema kryesore e Evropës për Ballkanin tash është Kosova. Kjo ka thënë se është konfirmuar edhe nga takimi i G7-s.
“Flet për situatë të re rajonale. Pas Prespës, temë kryesore e Evropës për Ballkan është çështja e Kosovës. Kjo u konfirmua nga takimi i G7-s, ku shtatë fuqitë më të mëdha botërore bënë deklaratë krahas shumë temave u morën edhe me Kosovën. Një paragraf i tërë iu kushtua Kosovës. Kjo s’ka ndodh në të kaluarën, por është grup i shteteve që realisht ka determinuar lirinë tonë. Takimi i Berlinit flet që jemi jo vetëm temë evropiane, por globale”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Sipas Hoxhajt, nuk pritet që në takim të flitet direkt për përmbajtjen e marrëveshjes me Serbinë, por ka shtuar se mund të pritet vendosja e kalendarit të ri për dialog.
Ka thënë po ashtu se mund të ketë iniciativa për liberalizimin.
“Nëse Macron e Merkel mund të garantojnë se mbyllet kjo temë verës, edhe mund të mbyllet. Indikacioni është që arsyeja kryesore e vetme që bëri që viti 2018 të përfundojë pa vendimmarrje e që ne ishim shumë të frustruar me BE-në si sillej për vizat ishte mbajtja e zgjedhjeve në maj në Evropë. Na është thënë se mund të ketë vendim në verë. E kur mund të udhëtojnë pa viza qytetarët varet nga përgatitjet tjera. Por me përmbylljen e procesit zgjedhor mund të ketë vendimmarrje nga BE-ja”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të jetë e unifikuar në Berlin, ndërsa ka shtuar se unitet duhet të ketë edhe te partnerët e Kosovës. Ka thënë po ashtu se duhet të ketë edhe garanci për implementim të marrëveshjes kurdo që ajo arrihet.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...