Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, sot kanë vizituar vendin ku po kryhen aktivitete ndërtimore në vendkalimin kufitar Bellanoc – Stançiq.
Osmani dhe Hoxhaj kanë kontrolluar prej së afërmi do të njihen me përparimin e projektit.
Gurthemeli me të cilin filloi ndërtimi i vendkalimit kufitar ishte vendosur më 11 qershor të vitit të kaluar. Në ceremoninë atëherë, përveç dy kryeministrave, morën pjesë edhe ambasadorët e BE-së në vend dhe në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Natalia Apostollova.
Vnedkalimi kufitar Bellanoc – Stançiq po ndërtohet me financa nga programi IPA i BE-së, ndërkaq pritet ta lehtësojë bashkëpunimin mes dy shteteve, të kontribuojë për garanca më të sigurta dhe për zhvillimin social dhe ekonomik të rajonit kufitar, përfshirë edhe interaksionin e shtuar mes njerëzve. .
Pas vizitës së sotme nga zyrtarët e dy zv/kryeministrat si datë përurimi u paralajmërua 31 Gushti./gazetaexpress/
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sje...