Engin Bajra, ka prejardhje shqiptare dhe i cili jeton në qytetin Sinop të Turqisë.
Gjyshi dhe Gjyshja e tij, në vitin 1922, u detyruan të migronin në qytetin Sinop të Turqisë nga pushteti i atëhershëm serb.
Ndërsa në Kosovë, arritën të mbetnin vetëm Ademi dhe Azemi, të cilët ishin djemtë e vëllait të gjyshit të Enginit.
Pamundësitë e asaj kohe, kanë bërë që kjo familje t’i shkëpusë të gjitha kontaktet në mes vete.
Engini, tashmë i ka të gjitha mundësitë dhe përmes arbresh.info po i kërkon të afërmit tij në Kosovë.
“Unë quhem Engin Bajra, jam anëtar i familjes Bajra të cilët janë detyruar të lëshojnë Kosovën, e të vendosën në Turqi. Në vitin 1922, gjyshi im Davuti dhe gjyshja Azize dhe fëmijët e tyre Emrullah, Hasimja dhe Nailja, u detyruan të migrojnë në qytetin Sinop të Turqisë, ndërsa vetëm Ademi dhe Azemi mbetën në Kosovë. Mbiemri i familjes sonë në Kosovë është Bajramoglu. Për arsyeje se gjyshi dhe gjyshja, humbën jetën në moshë të re, i kemi humbur të gjitha kontaktet me të afërmit tonë. Në Turqi na kanë regjistruar me mbiemrin Bajra, ndërsa në Kosovë nuk e di se a është kështu. Nëse ka dikush në Kosovë që ka të afërm familjarë që quhen Daut, Azize, Emrrullah dhe Naila, ju lutem më kontaktoni”, është shprehur Bajra në intervistën për arbresh.info.
Arbresh.info: A ju kujtohet, çka tregonte babai juaj në lidhje me familjarët tuaj që kanë mbetur në Kosovë?
Engin Bajra: Në vitet 1920, kur Perandoria Osmane u detyrua të tërhiqet nga Ballkani, dhe në atë kohë ndaj civilëve po ushtrohet një dhunë e madhe nga ana e komunizmit Serb. Dikush po qëndron aty për të luftuar me ta, ndërsa dikush po detyrohet të migrojë. Gjyshërit e mi, së bashku me 40-50 vetë po i marrin me dhunë dhe po i dërgojnë së pari në Varna, më pas në qytetin Edirne të Turqisë, më vonë në Stamboll dhe në fund po mbërrinin në qytetin Sinop.
Arbresh.info: A ke provuar t’i kërkosh të afërmit edhe më herët?
Engin Bajra: Ka rreth 4-5 vite që unë jam duke u munduar ti gjej. Gjyshërit e mi, kanë jetuar në kushte tejet të vështira dhe nuk kanë pasur mundësi ti kërkonin. Babi im ka mbetur jetim në moshën 7 vjeçare, për kundër pa mundësive ekonomike, në të njëjtën kohë ka qenë i vogël për ti kërkuar. Por tash unë i kam mundësitë, qoftë me teknologjinë qoftë edhe financiarisht. E kam detyruar vetveten që t’i gjej të afërmit, shpresoj që i gjej sa më shpejte. .
Arbresh.info: Jeni duke i kërkuar afro 4-5 vite dhe nuk i keni gjetur?
Engin Bajra: Jo, nuk kam mundur, sepse në të gjitha dokumentet po shkruan se gjyshërit e mi kane prejardhje nga Prishtina, por, saktësisht nga cili vend nuk e dimë. Por me aq sa më kujtohet nga të dhënat që i kam marrë nga babai im, gjyshi im ka qenë një nga më të pasurit e katundit, por nga cili katund nuk e di. Vetëm e di që vetëm Ademi dhe Azemi kanë mbetur atje. Tani mbiemri i tyre mund të jetë ndryshuar, adresa e tyre mund të jetë ndryshuar dhe për këtë e kemi vështirë.
Arbresh.info: A ke tentuar të kërkosh ndihmë nga ndonjë institucion apo shoqatë në lidhje me këtë?
Engin Bajra: Po, kam shkuar në Ankara, kam kërkuar regjistrimet e emigrantëve të atyre viteve dhe jemi duke u munduar ti gjejmë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...