Kongresmeni amerikan Eliot Engel përshëndeti vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që vendosi sanksione ndaj ish-komandantit të policisë serbe, Goran Radosavljeviq, për shkak të dyshimit se ai ishte i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999.
Në një letër dërguar Sekretarit Amerikan të shtetit Mike Pompeo ky vendim cilësohet hap i parë i drejtësisë për këtë familje dhe në bërjen përgjegjëse të Serbisë për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.
“Serbia nuk duhet të avancohet në procesin e anëtarësimit në BE derisa kriminelët e luftës janë ende të lirë”, thuhet në letër.
Engel kujton themelimin e Gjykatës Speciale.
“Ne besojmë që asnjëri nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë nëse ka kryer krime por që duhet t’i theksojmë dy fakte; Ushtria, policia dhe organet e inteligjencës të udhëhequra nga Milosheviqi, kryen shumicën e krimeve gjatë luftës në Kosovë. Statuti i Gjykatës nuk precizon që vetëm anëtarët e UÇK’së apo një etnie do të përndiqen, përkundrazi ligji është neutral. Kështu nëse Gjykata do të përndjekë vetëm shqiptarët kjo gjykatë do të shihet etnikisht e njëanshme duke njollosur seriozisht përceptimin e drejtësisë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Eliot Engel dhe Lee Zeldin, anëtar i kongresit, duke treguar se do të monitorohet puna e Gjykatës./Gazeta Blic/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...