Publikimi i raporteve vjetore financiare në ueb-faqen e KQZ-së bëhet më 1 mars të çdo viti. Por raportet financiare për vitet 2017 dhe 2018 ende nuk janë audituar dhe nuk janë publikuar.
Në përgjigjen për Gazetën Express, Komisioni Qendror Zgjedhor ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave publike i përzgjedh auditorët e licencuar.
“Duke u mbështetur në ligjin e plotësuar dhe ndryshuar për financimin e subjekteve politike këto raporte auditohen nga auditorë të cilët i përzgjedh Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike”.
Por auditimi dhe publikimi i raporteve financiare të subjekteve politike për vitet 2017 dhe 2018 nuk ka ndodhur ende, edhe pse data 1 mars duhet të ishte data e publikimit të këtyre raporteve vjetore financiare në ueb-faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Në pyetjet e Gazetës Express drejtuar Komisionit se pse nuk ka ndodhur ende auditimi i raportit vjetor financiar të partive politike për vitin 2017 dhe 2018, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike i Kuvendit të Kosovës përmes koordinatores së këtij komisioni është shprehur se për vitin 2017 janë përzgjedhur 10 auditorë të licencuar kurse për vitin 2018 ende nuk kemi një dosje tenderi për përzgjedhjen e auditorëve.
“Për shkak të vonesave në përzgjedhjen e auditorëve të licencuar, Komisioni ende nuk ka shqyrtuar raportet vjetore financiare për vitin 2018, por pritet që javën e ardhshme në mbledhjen e Komisionit kjo gjë të ndodhë”.
Në procesverbalet e mbledhjeve të muajit shkurt 2019, të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike shihet se në dy mbledhjet e njëpasnjëshme janë futur në rend dite procedurat për auditimin e raporteve vjetore financiare për vitin 2017 përkatësisht 2018.
Procesverbali i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike i datës 15.02.2019 në rend të ditës kishte inicimin e procedurave për Auditimin e raporteve financiare të Subjekteve Politike për vitin 2018.
Kryetari i komisionit Driton Selmanaj, njoftoi deputetët se administrata ka përgatitur shkresën bazuar në Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, bëhet fjalë për fillimin e procedurave për auditimin e raporteve financiare të Subjekteve Politike për vitin 2018. Si përfundim Komisioni vendosi që të Autorizohet Administrata e Kuvendit, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për thirrje të hapur për aplikim, për përzgjedhjen e së paku 10 auditorëve të licencuar, të cilët do të auditojnë Raportet Vjetore Financiare të Subjekteve Politike, për vitin 2018.
Kurse një javë më vonë, në mbledhjen e Komisionit të datës 22.02.2019, në rend dite ishte Tërheqja e shortit për auditimin e raporteve financiare dhe atyre të deklarimit financiar të Subjekteve Politike për vitin 2017.
Kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj tha se në këtë pikë ne e kemi një obligim ligjor, pra, ta bëjmë tërheqjen e shortit për auditimin e raporteve financiare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017. Në këtë dosje të tenderit do të auditohen 19 subjekte politike dhe për këtë me short do të zgjidhen 10 auditorë të cilët janë përfshirë në dosje të tenderit.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...