Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut sot në Ditën Ndërkombëtare të Pagjeturve ka organizuar marsh për personat e pagjetur në mesin e të cilëve të zhdukur gjendet edhe persona nga radhët e komuniteteve sot në ditën ndërkombëtare të pagjeturve.
Marigona Shabiu, organizatore e këtij marshi ka thënë se edhe pas dy dekadave familjarët e mbi 1mijë e 600 personave përballen me mohimin e së drejtës.
“Edhe pas pothuajse dy dekadave familjaret e mbi 1 600 personave dhe shoqëria kosovare po përballe me mohin e se drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi”, ka thënë ajo.
Ajo tha se qëllimi i këtij marshi është të ngrit vetëdijen dhe përgjegjësin për të kërkuar të vërtetën për drejtësi për të pagjeturit.
Ajo i bëri thirrje kryeministrit dhe komisionit për personat e pagjetur që të shtojnë angazhimin për zgjidhjen e personave të pagjetur.
“Ky marsh ka për qëllim të ngritë vetëdijen dhe përgjegjësinë shoqërore për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë për të pagjeturit nga të gjitha grupet etnike. Nga ky shesh sot dhe çdo dite tjetër i bëjmë thirrje kryeministrit dhe komisionit qeveritar për persona të zhdukur për të shtuar angazhimin e tyre për zgjidhjen e çështjes për personat e pa gjetur aq m ë shume kur dialogu me Serbinë në këtë periudhë ka hyrë në fazën finale”, ka thënë ajo.
Ajo po ashtu i ka bërë thirrje presidentit që çështjen e personave të pagjetur ta ketë prioritet në dialogun me Serbinë.
“Kjo është thirrje për presidentin si udhëheqës i dialogut me Serbinë që ta që ta vendosë në krye të agjendës çështjen e personave të pagjetur. Asnjë marrëveshje me Serbinë nuk do të jetë e plotë në qofte nuk kemi garanci nga qeveria e Serbisë që do të tregohet bashkëpunuese në zbardhjen e fatit të 1648 personave të pagjetur”, është shprehur ajo. Kurse Gramos Berisha, i mbijetuari i masakrës së Suharekës tha se tash e 19 vite familjes së tij dhe familjarëve të personave të pagjetur u mohohet e drejta për të ditur për të dashurit e tyre. “Edhe 19 vjet pas luftës mu edhe familjes time na mohohet e drejta për të ditur se ku janë për të dashurit tan, njëjtë sikur ju mohohet edhe familjarëve tjerë personave të pagjetur. Ai se bashku me familjarët e personave të pagjetur kanë kërkuar nga shteti i Kosovës që ta kthejnë në prioritet zbardhjen e fatit të tyre pa kompromise. “Bashkë me familjaret e personave të pagjetur kërkojmë nga shteti Kosovës ta kthej në prioritet dhe të punojmë në zbardhjen e fatit të tre pa kompromise”, ka thënë ai./Arbresh.info
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...