Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 221-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.
Komisioni për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Departamentin Special, i emëruar në bazë të Rregullores Nr. 03/2019 për Organizimin dhe Funksionalizimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit, ka bërë Rekomandimin e gjyqtarëve në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, aprovoi Rekomandimet e Komisionit, dhe votoi për secilin kandidat të rekomanduar nga Komisioni.
Për Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Këshilli emëroi këta gjyqtarë:
Valbona MUSLIU – SELIMAJ
Valon KURTAJ
Arben HOTI
Albina SHABANI – RAMA
Musa KONGJELI
Shadije GËRGURI
Në vijim të takimit Këshilli, votoi për secilin kandidat të rekomanduar nga Komisioni, për Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, dhe emëroi këta gjyqtarë:
Kreshnik RADONIQI
Vaton DURGUTI
Burim ADEMI
Gjyqtarët e lartëcekur nga data 1 Korrik 2019, do të fillojnë punën në Departamentin Special të Gjykatave përkatëse.
Po ashtu, Këshilli sipas Rregullores, caktoi ushtrues detyre të Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë z. Sami Sharraxhiu, gjyqtar, nënkryetar i Gjykatës, ndërsa në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ushtrues detyre të Kryetarit të Gjyaktës caktoi z. Nikollë Komani, gjyqtar, nënkryetar i Gjykatës. Ky caktim i ushtruesve të detyrës së Kryetarit në gjykatat përkatëse, do të zgjas deri në emërimin e Kryetarëve të gjykatave të lartëcekura.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...