Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ia dha postin e kryeministrit atij të AAK-së Ramush Haradinajt në mandatin e kaluar, porse ky i fundit u dorëzua para proceseve të mëdha.
Hoxha në Analizën Zgjedhore tha se për Haradinajn është absurde të kërkojë vota prapë pasi vet dha dorëheqje duke refuzuar përballjen me Gjykatën Speciale, njofton Klan Kosova.
”Një virtyt i madh njerëzor është kur ja fal postin e kryeministrit dikujt. Kadri Veseli ia ofroi postin Ramush Haradinajt dhe ai pati për tu përballë më Gjykatën Speciale. Ramush Haradinaj ka qenë në mandat për tu ballafaquar me çështjet për të cilat ka marrë zotimin dhe është dorëzu. Është absurde me dalë dhe me kërku votë për kryministër sepse Gjykata Speciale e thërret kurdo”.
”Njëherë kanë qesh me këtë çështje, vazhdojnë me besu që Kadri Veseli nuk mund ta bëjë dhe nuk e ka seriozisht por them që këto ndryshime sado të vogla që kanë nisur të bëhen janë duke ndodhur në PDK. Në krejt këtë pjatë të korrupsionit e nepotizmit janë të zhytyr të gjithë, krejt janë të ngjym ngapak. Për mua është moment reflektimi për tu kthy nga e mbara. Kadri Veseli ka guxim, e ka dëshmu dhe do të vazhdojë ta bëjë. Lufta ndaj korrupsionit nuk është diçka që bëhet brenda natës por është proces dhe kërkon kohë të bëhet”.
”Është partia e Kadri Veselit që ua ka hapur dyert të rinjve e të rejave. Ky është një ndryshim kualitativ për fillim të një sistemi vlereror. Ne atakuar edhe është mundu me atë lloj gjuhe për shkak të kaluarave të partive të caktuara, me i zhbë edhe vlerat që dikush e prezenton. Është shumë e lehtë të qëndrosh larg e të kritikosh por një moment ti don dhe që aktivizmin tënd social e çon aty ku do. Guximit për t’i çuar proceset deri në fund dhe përmbylljen e dy proceseve madhore për të mos u përballur qytetarët me këto cështje cdo ditë”.
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor