Derisa po hetonte për fryrjen e listave të veteranëve, ish-Prokurori Elez Blakaj kishte zbuluar edhe skandalin më të madh që po heshtet tash e sa muaj nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Ishte Blakaj ai që kishte gjetur se në Policinë e Kosovës punojnë 94 zyrtarë policorë të sëmurë mental.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.
“Po, në rastin e veteranëve prokurori i njëjtë e ka pasur në punë edhe rastin e policëve gjatë hetimeve”, ka thënë Lutfiu.
Sipas tij, ish-prokurori Blakaj, ka hasur në dokumentacion të një numri të konsideruar të policëve të cilët me dokumentacion mjekësor (gjatë aplikimit për veteran – invalid të luftës) është vërejtur se të njëjtit (policë) kanë pasur shkallë të ndryshme të invaliditetit “dhe rastin e policëve e ka dërguar në Inspektoratin Policor për hetim të mëtejme”.
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë t’i suspendoi 94 oplicët e “sëmurë mental”, por në këtë institucion thonë se rekomandimi i IPK-së është në proces të shqyrtimit.
“Policia e Kosovës ka pranuar një rekomandim nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe i njëjti është në proces të shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetë inFokus.
Ndërkaq, dokumentacioni në të cilin është bazuar IPK-ja për të nxjerrë rekomandimin e tyre për suspendim janë vërtetimet që këta pjesëtarë të Policisë kanë dërguar në institucionet kosovare për të fituar statusin e invalidit të luftës, gjatë procesit për identifikimin e veteranëve të UÇK-së.
IPK ka paralajmëruar Policinë e Kosovës për rrezikun që mund të paraqesin këta pjesëtarë, sidomos duke pasur parasysh se të njëjtit janë të pajisur me armë zjarri.
Por, pavarësisht kësaj drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka refuzuar t’i suspendojë këta pjesëtarë duke kërkuar vendim përfundimtar nga ministri I Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.
Ky i fundit, ka vendosur që policët e sëmurë mental të vazhdojnë punën në pozitat e njëjta, të cilat kanë bartur deri më tani.
Në polici të Kosovës, siç është raportuar më parë janë gjithsej 148 pjesëtarë të cilët janë invalidë të luftës dhe prej tyre, me letra figurojnë se janë hiq me pak se 94 policë të statusin e të sëmurëve mental./inFokus/
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...