Ekzekutimi i Haxhi Ahmetit në Smolicë më profesionali i kryer ndonjëherë në Kosovë

08:43 | 16 Tetor 2018
Arbresh.info

Askush nuk ka pranuar të flasë për motivet e vrasjes së Haxhi Ahmetit nga Smolica e Gjakovës, e as për ndonjë të dyshuar.

Ekzekutimi i 61-vjeçarit është bërë të dielën në mëngjes, sapo ai kishte dalë në oborrin e shtëpisë. Një ditë më vonë atij i është dhënë lamtumira e fundit nga familjarët dhe miqtë e tij.

Të afërmit e viktimës nuk kanë dashur të flasin për Kohën Ditore. Kanë thënë vetëm se nuk e dinë arsyen e vrasjes. Këtë nuk e dinë as autoritetet hetimore.

Në mungesë të të dyshuarve, kanë treguar se si kjo vrasje është më “profesionalja” e kryer ndonjëherë në Kosovë.

Sipas hetimeve preliminare, eksplozivi i vendosur në derën e oborrit është dirigjuar në distancë prej 1000 metrave. Kjo metodë është e para e përdorur në Kosovë dhe ka ngjallur dyshimet se vrasja ka qenë mirë e planifikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme