Ekspozita për Wilsonin hapet në Ambasadën e Kosovës në Uashington

17:40 | 29 Qershor 2019
A. B.

Mbrëmë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington, delegacioni nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria qëndroi në Ambasadën e Kosovës, ku e hapi ekspozitën dokumentare, i promovoi pullat postare me portretin e Wilsonit dhe librin “Albania” të Kristo Dakos.

Në fillim të pranishmit i përshëndeti zëvendës-ambasadori i Kosovës në Uashington, Frymëzim Isufaj.

Ai u shpreh se ndjehet shumë i kënaqur që zyra e Ambasadës së Kosovës po bëhet një vatër kulturore që e freskon kujtesën kolektive për miqësinë shqiptaro-amerikane.

Pas tij foli këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, i cili tha se kjo ekspozitë dhe qëndrimi jonë në SHBA ka për synim ta ripërsërisë falënderimin e përjetshëm shqiptar për miqësinë me Amerikën.

“Përmes këtij aktiviteti ne i zbuluam rrënjët e kësaj miqësie,” përfundoi ai.

Kurse, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani. Ai foli për rëndësinë e ekspozitës dhe përkushtimin e tre qendrave shqiptare, që edhe përmes pullave postare me portretin e Wilsonit ta rikthejë miqësinë shqiptaro-amerikane.

“Amerika edhe më 1919, edhe më 1999, por edhe sot, për neve është vendi më i rëndësishëm për stabilizimin e rajonit dhe të kombit shqiptar. Bota jonë shqiptare e pret dorën e Wilsonit të ri”, tha ai.

Në këtë ekspozitë ishte i pranishëm edhe Robert Higdon, Avokat i Shteteve të Bashkuara në Distriktin Lindor të Karolinës së Veriut. Ai foli për rëndësinë e vendosjes së drejtësisë dhe shtetit ligjor në Kosovë dhe përgjithësisht në Ballkan, duke theksuar se “miqësia shqiptaro-amerikane dëshmohet më së miri përmes vendosjes së shtetit të së drejtës”.

Në fund foli drejtori i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, David Hosaflook, u ndal në botimin anastatik të Kristo Dakos “Albania”, që vjen pas 100 vjetëve nën botimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante.

Pullat postare me portretin e Wilsonit janë shtypur nga postat e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur deri të hënën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme