Eksperti gjerman për Politikën e Jashtme: Zyrtarët e BE-së po inkurajojnë Vuçiqin dhe Thaçin për ndarjen e Kosovës

13:16 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Milan Nic, ekspert i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) dhe i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosch për Evropën Qëndrore dhe Lindore, në një intervistë të dhënë për DW, për herë të parë ka zbuluar edhe rolin e ministres së Jashtme të BE-së Mogherini dhe komisionierit Hahn, në lojën që është hapur për ndarjen e Kosovës.

Nic, i cili po kryeson një fushatë ekspertize për Ballkanin Perëndimor ka zbuluar, se Berlini zyrtar është mjaft i zhgënjyer dhe i shqetësuar nga roli që kanë marrë përsipër dy zyrtarët e lartë të BE-së, Hahn dhe Mogherini, duke inkurajuar presidentët Vuçiç dhe Thaçi në rrugën e rrezikshme që kanë nisur.

“Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisionieri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës”, ka deklaruar ai për DW.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme