Google ADS

Eksperti britanik: Ideja për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi qëndron mbi tavolinë

12:03 | 13 Tetor 2018
Arbresh.info

Eksperti britanik për marrëdhënie ndërkombëtare, James Ker Lindsay, ka thënë se ka një gatishmëri që ideja korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë të qëndrojë mbi tavolinë edhe pse ajo në fillim i ka pëlqyer një numri të vogël të zyrtarëve.

Kështu i interpreton Lindsay për gazetën serbe “Blic” lajmet e fundit nga Brukseli se Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian me një shumicë e madhe miratoi draft-raportin për Serbinë dhe gjithashtu miratoi një amendament që ka të bëjë me bisedimet rreth korrigjimit të mundshëm të kufijve, si pjesë e një zgjidhjeje përfundimtare në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas ekspertit britanik, BE-ja pranon dy çështje të rëndësishme – se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizuar dhe se, sipas tij, sa më shpejt të ndodh kjo, do të jetë më mirë për të dyja palët. Dhe e dyta, Lindsay thotë se, BE-ja e ka të qartë se nuk është e përshtatshme t’i qëndrojë në rrugë një marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës, derisa përmbushen disa kushte të caktuara.

Ai gjithashtu thekson se është një pikëpyetje e madhe është nëse të dy palët me të vërtetë janë të gatshme për të arritur një marrëveshje.

“Gjithmonë kam besuar se një lloj marrëveshje territoriale është zgjidhja më logjike për çështjen e Kosovës”, theksoi Ker-Lindsey, transmeton Telegrafi.

Siç tha ai, marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte një hap i madh përpara për stabilitetin rajonal.

“Në qoftë se me këtë menaxhohet në mënyrë të drejtë, kjo do të ndihmojë në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, dhe do të hapte rrugën për anëtarësimin më të shpehhtë në BE të Kosovës dhe Serbisë “, tha Lindsay.

Eksperti britanik, James Ker Lindsay, edhe në vitin 2011 kishte përmendur idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai kishte thënë se “nëse Beogradi ka plan të mirë, ka mundësi të ndodhë ndryshimi i kufijve dhe veriu i Kosovës të futet në përbërje të Serbisë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme