Ekrem Mustafa është emëruar edhe zyrtarisht Ministër i Punëve të Brendshme. Vendimin për emërimin e Mustafës në këtë pozitë e ka marrë mbrëmë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Express
Mustafa është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga pozita të Bejtush Gashit, i cili mori drejtimin e ministrisë, pas largimit të Flamur Sefajt, muaj më parë.
Në vendimin për emërimin në krye të MPB-së që ka siguruar Express, thuhet se Gashi është i obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi ta deklarojë pasurinë.
Ndryshe, Deputeti nga radhët e AKR’së, Labinot Tahiri është shprehur i lumtur pas vendimit të partisë së tij për të shkarkuar Bejtush Gashin nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe emërimit të një ministri të ri, i cili vjen nga Ferizaj.
Tahiri gjithmonë është ankuar që në Qeverinë e Kosovës asnjë ministër nuk vjen nga komuna e Ferizajt. E një kërkesë të tillë ia ka plotësuar partia e tij. Ekrem Mustafa do të jetë ministër i Brendshëm.
Mustafa është ministri i tretë që e ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme prej që është formuar qeveria Haradinaj, në shtator të vitit 2017./Gazeta Express
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...