Ekipi negociator të martën do të zhvillojë takime në Bruksel me zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) në kuadër të dialogut Kosovë-Serbia.
Zëvendësministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar takimin e së martës, duke sqaruar se delegacioni shtetëror e ka ngarkuar atë që të hartoj platformën e dialogut.
Ai pret që ky dokument të jetë gati të hënën për tu dërguar në Kuvend. Këto komente ai i bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.
“Pala serbe nuk do paraqitet në Bruksel, ne besojmë se do të tregojmë vullnetin tonë me vazhduar dialogun të martën do jemi në Bruksel, por delegacion i shtetëror që më ka ngarkuar mu me hartuar një platformë besojmë se do të jemi te gatshëm të hënën në gjuhën shqipe”.
“Kuvendi do takohet, ne do ta prezantojmë këtë platformë dhe kjo është mënyrë më e mirë se si t’i qasemi dialogut një raport i ri kontraktual i Kosovës dhe partnerëve perëndimor ne procesin e dialogut dhe javën e ardhshme Kuvendu do të thërras një seancë për çështjen e platformës dhe dialogut”.
Hoxhaj tha se taksa ndaj Serbisë është mënyra më e mirë që të tregohet se Kosova është shtet sovran dhe askush nuk mund ta ndal për veprimet që merr.
“Një shqetësim që kam nëse ka lajme prej Beogradi për fushatë dhe agresion diplomatik në raport me si raniret e jashtëm të Kosovës dhe tërheqjen e njohjeve kjo është shqetësim për ne, vitin e kaluar ju kam thënë ambasadorëve të BE-së se ne do përdorim sovranitetin tonë të brendshëm nëse dikush na pengon në sovranit e jashtëm”.
“Dhe taksa ka qenë mënyrë më interesante me iu tregu se Kosova është shtet dhe askush nuk mund ta ndal rrjedhën e historisë”.
Sipas tij, Kosovë pos taksës ka edhe ide tjera kreative që ndoshta mund do të habisin, opinionin, raporton EO.
“Si ministër i jashtëm për 7 vite që kam qenë dhe i kam vizituar këto vende nuk do jetë e pranueshme të rri kokë ulur nëse Serbia e godet Kosovën, kemi ide edhe tjera kreative nëse nuk ndalen, habiti”.
Hoxhaj tha se përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederica Mogherimni, duhet të ushtrojë presion mbi Beogradin në mënyrë që të ndalojë kampanjën kundër Serbisë për tërheqjen e njohjeve.
“Interesat tona si shtet dhe të Amerikës janë të njëjta edhe te BE-së dhe mes partneve mund te ketë tensione, jemi në rrugë të mbarë që Serbisë me u tregu në mënyrë me ndal këtë agresion diplomatik dhe Mogherimi e të tjerët do ushtrojnë ndikimin mbi Beogradin me ndal këtë kampanjë për tërheqjen e njohjes”./EO/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist