Ndonëse këtë vit Kosova ka qenë pjesë e lajmeve negative nëpër botë pas disa ngjarjeve që kanë ndodhur, Ministri i Punëve të Jashtëm Behgjet Pacolli, thotë se Ministria se bashku më ekipin e tij ka arritur që të pwrmirwsojw imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në një intervistë dhëne pwr arbresh.info, Pacolli deklaron se nuk ka qenë e lehtë të sigurojnë njohje të reja për Kosovën.
“Ministria ka bërë një punë të mrekullueshme të mirë dhe të sinqertë, gjithmonë kemi punua vetëm për imazhin e Kosovës dhe mendoj se ja kemi arrit. Kemi bërë shumë miq të Kosovës dhe e kemi kiju një imazh, edhe pse sfidat dhe rrethanat në Kosovë kanë qenë që kanë mujt me pengu imazhin e Kosovës. Jam krenar me rezultatet, dikush mund të pyet pse nuk ka pas njohje ma tepër, por duhet të dimë se bota është bërë e vështir dhe kemi ndarje gjeostrategjike nëpër botë. Ju garantoj që s’jemi ndal asnjëherë. Kosova është në rrugë të mirë dhe ka një imazh të mirë nëpër botë”.
Njëra nga ngjarjet që bëri bujë kohëve të fundit është formimin i ushtrisë dhe grupit negociator për bisedime me Serbin. Në këtë të fundit ku do të jetë pjesë edhe vetë kryediplomati Kosovar, Pacolli thotë se ky ekip do t’i ndihmojw presidentit, Hashim Thaçi, që të ri definohen temat të cilat diskutohen në këtë proces dialogu.
“Kemi marr vendim të krijojmë ushtrinë edhe pse kërkon disa vite. Unë besoj që e pamë edhe te ndërkombëtaret të cilët ishin pro këtij vendimi. Nëse dikur kemi pasur kundërshtar tash ka kontribues në këtë çështje. Lidhur më formimin e grupit të dialogut, po është një grup që do të dialogojw dhe ky grup do ta mbështetë Presidentin. Ne e dimë se dialogu udhëhiqet nga dy Presidentet. Ne do të ndihmoj që të ri definohen temat të cilat do të diskutohen”.
E lidhur me ftesat e Gjykatës Speciale dhe nëse veç do të mund të ketë zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm, Pacolli është shprehur se nuk beson se do të këtë ndikim në ndryshimet e skemës politike aktuale ky proces.
“Nuk besoj, nuk është punë e imja të përzihet në gjyqësi, mund të shprehi mendimin tim se ka qenë e padrejtë që të kalojmë edhe nëpër këtë sfidë. Unë gjithmonë e përsëris se nëse dikush ka be krime duhet të përgjigjet. Kjo gjykatë edhe njëherë do të ri dëshmoj se lufta jon ka qenë lufte mbrojtës dhe jo agresive”./V.Selimi/Arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç