Ekipi negociator i Kosovës ka përfunduar takimin me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.
Bashkë kryesuesi i këtij ekipi, Shpend Ahmeti ka thënë se përfaqesueses së BE-së ia kanë prezantuar delegacionin shtetërorë, rezolutën dhe ligjin.
“Ia bëmë të qartë që delegacioni nuk mbështetet nga askush. Jemi të mandatuar nga Kuvendi. Ia bëmë të ditur që edhe njëherë të ulemi të diskutojmë për temat mes Kosovës dhe Serbisë që qojnë në një marrëveshje gjithë përfshirëse ku me kusht është njohja e Serbisë. Marrëveshja që potencohet të arrihet është marrëveshje normalizuese ku me këtë nënkuptojmë që të mos ketë më çështje të hapura mes dy vendeve. Sipas Mogherinit ideja është të punohet më orar të ngjeshur që në gjysmën e parë të këtij vitit të shohim nëse mund të arrijmë marrëveshje. Për këtë po punohet edhe me shtetet tjera. Ka pasur komunikim edhe me Washingtonin dhe Moskën që të arrijmë marrëveshje. Çdo marrëveshje që është e pranuara për dy shtetet është marrëveshje e pranuar për BE-në por që nuk shkel vlerat e BE”, ka thënë ai./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...