Google ADS

Edita Tahiri po gënjen , vetëm Natasha Kandiq ua përplasi në fytyrë krimet e serbëve

15:52 | 17 Tetor 2018
V. S.

Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu i ka quajtur rrena dhe patriotizma folklorik deklaratat e disa politikanëve kosovarë rreth thënies “gjenocidi i Serbisë në Kosovë”.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka përmendur një citat të ish-kryenegociatores, Edita Tahiri, rreth kësaj çështje.

Sipas Musliut, krimet monstruoze të kryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq”.

Postimi i plotë:

Tahiri: Ua përplasa në fytyrë Vuçiqit e Daçiqit gjenocidin që kryen serbët

Amoraliteti dhe rrenat e politikanëve kosovarë nuk kanë kufi. Kurrë nuk e keni përmendur fjalën “gjenocid” në bisedime se nuk e lejojnë ndërkombëtarët, Pyetni Borko Stefanoviqin çka flet për bisedat me ju në Bruksel, dhe si e keni kaluar kohën. (për këtë dëshmon më së miri edhe filmi i dy autoreve nga Holanda).

Krimet monstruoze të kryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq.

Për proceset e montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve të kapur pengj gjatë luftës (rreth 2000) dhe masakrat mbi shqiptarët, kam botuar dy libra dokumentar: (shqip dhe serbisht): “Gjykimet e pengjeve” dhe “Masakrra e Suharekës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme