Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri ka ripërsëritur qëndrimin e saj për ndryshimin e kufijve.
Ajo ka thënë se ndryshimi i kufijve sjell paqëndrueshmëri në Ballkan dhe luftëra të reja.
“Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja”, ka shkruar Tahiri në Twitter./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...