Google ADS

Edhe ‘Stupcat’, ‘Tukulukat’ e Naser Rafuna morën para nga Telekomi

19:08 | 20 Gusht 2019
A. B.

Telekomit nuk ia panë ‘hajrin’ vetëm këngëtarët.

Edhe humoristët në Kosovë morën para të majme nga kjo ndërmarrje.

Grupit prej tre aktorëve të njohur si ‘Stupcat’ iu ndan 7 mijë euro për të realizuar skeqe humoristike për Vitin e Ri.

Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se sponsorizimi është kryer në dhjetor të 2014-ës.

Edhe kolegut të tyre aktorit, Naser Rafuna iu nda një shumë e parave për të realizuar dy skeqe. Në të njëjtin dokument thuhet se bëhet fjalë për ‘Ujqit’ ndërsa është sponsorizuar me 2 mijë e 500 euro.

Pagesa është kryer në tetor të 2018-ës.

Ndërsa me gjysmën e kësaj shumë janë sponsorizuar kolegët e tjerë të humorit të njohur si ‘Tukulukat’. Ata kanë marrë 1 mijë e 300 euro.

Arbresh.info ka siguruar listën e plotë të shpenzimeve dhe sponsorizimeve të Postës dhe Telekomit të Kosovës ndër vite.

Deri tani ka raportuar për mijëra euro të ndara për këngëtarë të muzikës popullore e zbavitëse Kësaj liste i është bashkuar edhe një sallon bukurie ndërsa në vazhdim do të bëhen publike edhe shpenzimet tjera./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1209998445873485/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme