Google ADS

Edhe studentët e Beogradit bashkohen në protestën kundër Vuçiqit

21:47 | 9 Shkurt 2019
A. B.

Për të dhjetën të shtunë me radhë në Beograd u zhvillua protesta e qytetarëve dhe opozitës me moton “1 nga 5 milionë”.

Këtë herë, sipas medieve serbe, protestuesve u janë bashkuar edhe studentët e Beogradit. Kjo është java e tretë qëkur protestuesit kanë artikuluar një kërkesë të tyre kryesore – dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

Protestat u mbajtën me moton “Një nga pesë milionët”, e cila është nxitur nga deklarimet e presidentit serb vitin e kaluar, i cili kishte thënë se nuk do të përkulet ndaj asnjë kërkese edhe nëse kundër tij dalin pesë milionë persona.

Protestuesit po e akuzojnë Vuçicin për shkeljen e lirive demokratike, shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe kontrollimin e medieve. Megjithatë, ai i ka mohuar të gjitha këto akuza.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme