Pak kohë pasi mësimdhënësit u pajtuan që të pezullojnë grevën pas takimeve të SBASHK-ut me kryeparlamentarin Kadri Veseli, edhe Këshilli Grevist i shërbyesve civilë dhe dy sindikatat që përfaqësojnë ata, pas takimeve që kanë zhvilluar me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë vlerësuan se ka bazë që greva e mbajtur dyditore, përkohësisht të pezullohet për të pritur se premtimet do të bëhen realitet.
“Bazuar në konfirmimin zyrtar të Kryeministrit të Kosovës, në takimin e mbajtur më datë 30.01.2019 dhe zotimin e tij se rritja prej 0.20 për qind për të gjitha koeficientet e nëpunësve civilë në Administratën Publike në nivelin lokal dhe qendror, ka krijuar një baraspeshë në mes të koeficienteve të nëpunësve civilë dhe kategorive tjera buxhetore dhe nëse mundësohet ndonjë lëvizje deri në miratimin e Projektligjit të Pagave, patjetër edhe Shërbyesit Civilë do të përfitojnë atë rritje që përfiton sektori tjetër. Këshilli Grevist dhe dy kryesitë qendrore, në mbledhje të jashtëzakonshme të datës 30.01.2019, duke u bazuar në këto zotime me shkrim përmes komunikatës së Qeverisë, por edhe me gojë të cilat u analizuan në anëtarësinë tonë, vlerësuan se ka bazë që greva e mbajtur dy ditore, përkohësisht të pezullohet për të pritur se premtimet do të bëhen realitet”, thuhet në komunikatën e sindikatave e shërbyesve civilë.
Por, këto dy sindikata thonë se sot, përmes mjeteve të informimit, kanë marrë vesh se “për shkak të presionit dhe kalkulimeve politike, ka arritur një marrëveshje e re ku dialoguesi i kësaj marrëveshjeje është kryetari i Parlamentit, ministri i Financave dhe kryetari i Komisionit Parlamentar së bashku me kryeministrin, duke u pajtuar për një marrëveshje të re që një kategorie buxhetore për shkak të një presioni të jashtëzakonshëm, t’i mundësohet edhe një rritje e re prej 0.10 për qind, që në fakt kjo rritje shtesë do ta shtonte edhe më tepër dallimin dhe diskriminimin e Shërbyesve Civilë në raport me kategoritë tjera, të cilat edhe më parë kanë qenë të dalluara-favorizuara”.
“Nisur nga fakti se kjo informatë ka shkaktuar një shqetësim të jashtëzakonshëm te anëtarësia jonë, të cilët janë të gatshëm jo vetëm ta riaktivizojnë grevën, por edhe ta bëjnë përshkallëzimin e saj pasi vërtetë janë bindur se shërbyesit civilë fatkeqësisht do të jenë kategoria më e anashkaluar dhe më e diskriminuar në raport me kategoritë tjera. Bazuar në faktin se nëpunësit e shtetit janë motori i shtetit, kërkojmë nga kryeministri dhe nga kryeparlamentari, shefat e grupeve parlamentare, ministri i Financave, kryetari i komisionit parlamentar për këtë Ligj që të reflektojnë në zbatimin e parimeve të përcaktuara në nenin 3 të Projektligjit për Paga dhe kërkojmë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut që të mos lejojnë diskriminimin e shërbyesve civilë në raport me të tjerët, në të kundërtën do të ndodh riaktivizimin i grevës”, theksojnë dy sindikatat e shërbyesve civilë.
Në fund të komunikatës, dy sindikatat që përfaqësojnë shërbyesit civilë, kërkojnë nga deputetët të cilët do ta votojnë miratimin e projektligjit për paga, “të mos lejojnë diskriminimin e kësaj kategorie duke zbatuar parimin ligjor – pagë e njëjtë për punë të njëjtë apo të ngjashme”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...