Bekim Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, thotë se çdo serbë që “nuk i ka duart e lyera me gjak” i ka dyert e hapura në Kullën e Jasharajve.
“Dyert tona kanë qenë të hapura gjithmonë. Mixha im Rifati, por edhe ne jemi deklarua qysh në qershor të 99’ës, se edhe ata serbë që e ndjenë veten të pastër dhe si kanë duart e lyera me gjak munden me ardhë. Ndërsa ata që e kanë mizën masë veshi le ta dinë vetë,” është shprehur Jashari në një intervistë për arbresh.info.
Ndërsa kur pyetet për raportet e familjes Jashari me politikanët e vendit, ai thotë se dyert e familjes Jashari janë për të gjithë të hapur.
Sipas tij, e rëndësishme është që vendi me ecë përpara.
“Shkuan 20 vite dhe ende s’po realizohet amaneti i dëshmorëve, kemi ngecur me zhvillimin ekonomik”.
E në fund Bekimi Jashari ka edhe një mesazh për krerët e shtetit.
“Të vije me qajtë kur i sheh me mastera e doktorata dhe lyp punë kamarier. Nuk e di ku don me shku ma poshtë Kosova. S’jemi aspak të kënaqur kur kemi mujtë me arrit ma shumë. Vetëm atëherë kur rinia jonë nuk largohet nga vendi për kafshatën e gojës, mundemi më than qe e kemi realizuar amanetin e dëshmorëve”, ka përfunduara ai./V.Selimi/arbresh.info/
Rreth 270 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në Urgjencën e Pedi...
U akuzua nga trajneri se nuk do të stërvitet me klubin, Uzun...
Përse Trump e do Grenlandën, kishte shprehur interesim për t...
BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafir...
Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ...