Ditën e martë, katër kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore dhanë dorëheqje.
Kjo për shkak të rritjes së taksës nga Qeveria e Kosovës në 100%. Si arsye ata përmendën edhe tentim-arrestimin e Milan Radojiçiq.
Përkundër se kanë kaluar tre ditë, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga kryeministri dhe qeveria, shkruan Insajderi.
Ditën e martë, Haradinaj kishte thënë se do të flasë një ditë më vonë për këtë temë.
“Jam tash me disa detyra dhe nesër do bisedojmë bashkë”, tha Haradinaj.
Këto komente ai i bëri pas akademisë përkujtimore me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Por, shefi i ekzekutivit as dje, dhe as sot nuk e ka thënë asnjë fjalë për dorëheqjen e kryetarëve serbë.
As nga Qeveria deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë përgjgje.
Ndryshe nga dorëheqja e kryetarëve serbë, zyra për informim e qeverisë ka komentuar për iniciativën e Agim Bahtirit për “bashkimin e Mitrovicës”.
Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni për iniciativën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri për “bashkimin” e kësaj Komune.
Të paktën kështu ka bërë të ditur Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë.
“Pak më herët kemi marrë një njoftim nga mediat, nuk jemi në dijeni ende nuk e kemi diskutuar shumë shpejtë do ta shikojmë dhe do të dalim me qëndrim”, ka thënë Gashi.
Ndryshe veç dorëheqjeve, serbët e Kosovës kanë paralajmëruar edhe radikalizim të hapave. /Insajderi.com/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...