Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bashkim Ndrecaj nga Suhareka, sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Ish-luftëtari i UÇK-së, një herësh asamblisti i LDK-së, Bashkim Ndrecaj, sot ka pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.
Këtë e kë konfirmuar për lajmi.net, vetë Ndrecaj.
Ai ka thënë se sot e ka pranuar ftesën dhe më 21 maj do të paraqitet për intervistim në Dhomat e Specializuara të cilat funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale.
“Sot e kam pranuar edhe unë një ftesë nga Prokuroria në Hagë dhe do të paraqitem më 21 maj”, ka treguar Ndrecaj për lajmi.net.
Ai ka thënë se momentalisht nuk ka angazhuar asnjë avokat dhe akoma nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar.
“Jo për momentin nuk kam angazhuar asnjë avokat, por që do ta angazhojë”, ka deklaruar ai.
Ndryshe Ndrecaj është bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili po ashtu është i ftuar nga Specialja, por që është arratisur nga Kosova dhe ka refuzuar që t’i përgjigjet ftesës së kësaj gjykate.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb