Avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Arianit Koci, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se gjatë shkurtit do të shkojë për intervistim edhe një i ftuar për këtë Gjykatë.
Duke mos dashur ta identifikojë, Koci ka thënë se gjatë shkurtit do të intervistohet edhe një person që bëhet i treti pas Rustem Mustafës-Remit dhe Sami Lushtakut.
Duke folur për organizimin e Gjykatës Speciale, avokati Koci ka thënë se ajo është vazhdimësi e Tribunalit të Hagës.
“Tani kjo strukturë e juristëve e kanë përvojën e Hagës, Eulex, UNMIK-ut dhe gjykatave tona, edhe ne e kemi përgatitur mbrojtjen. Këtu është mbledh ajka e juristëve botërorë, edhe pse jam ndër të parët që e kam kundërshtuar pasi kam menduar se nuk është e drejt të ketë një gjykatë vetëm për një anë”, ka thënë Koci.
Koci ka thënë se mund të ngrihet aktakuzë pa dijeninë e të akuzuarit.
“Teknikisht dikush mund të ketë aktakuzë dhe mos të dijë, pastaj mund të ftohet për të paraqitur faktet për mbrojtje”, ka thënë Koci që ka shtuar se të intervistuarit kanë të drejtë të flasin në gjuhën amtare.
“Çdo person ka të drejtë të flas në gjuhën e vet, por përkthyesit ishin me emra të koduar. Për ironi, më ka pëlqyer përkthimi i një të huaji sesa i atij të Shqipërisë. Përkthimi është i rëndësishëm pasi e kemi zhargonin tonë dhe detajet e përcaktojnë një situatë. Drejtësia në këto nivele përbëhet në detaje të vogla”, ka thënë Koci.
I pyetur se sa mund të zgjasë Gjykata Speciale, Koci nuk pret që të përfundojë shpejtë, duke përmendur edhe procedurën 10 vjeçare të Tribunalit të Hagës.
“Është faza e hetimeve, ngritjes së aktakuzave, gjykimeve dhe rigjykimeve, krejt këto kanë me shku për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...