Google ADS

Edhe më 22 gusht mund të dështojë shpërbërja e Kuvendit

08:02 | 9 Gusht 2019
V. S.

Çfarë legjislativi ka Kosova aktualisht, nuk përjashtohet mundësia që Kuvendi mos të shpërbehet as më 22 gusht.

Të paktën kështu shprehen njohësit e rrethanave politike në vend.

Për profesorin universitarë, Riza Smaka, nuk është çudi nëse deputetët do të luajnë ndonjë lojë dhe t’i vendosin interesat e tyre para interesave të vendit.

“Çfarë legjislativi kemi ekziston edhe ajo mundësi. Ky është një legjislativ pasiv, e i papërgjegjshëm. Përderisa të njëjtit kanë votuar humbjen e një pjese të territorit të Kosovës nuk mund të përjashtohet edhe kjo mundësi. Shumica e deputetëve i shohin interesat e tyre, e jo shtetërore. Këta ashtu-kështu i kanë të garantuara edhe për një vit pagat, por që so larg mendsh  që shpërndarja e Kuvendit të dështoj më 22 gusht, pasi që shumica e deputetëve më nuk do të mund të jenë pjesë e legjislativit”, ka shtuar Smaka për arbresh.info.

Sipas profesorit Smaka, shpërndarja e Kuvendit ishte dashur të ndodh në javën e parë kur Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit.

Sipas tij, shtyrja e seancës po ndodh për qëllime e lojëra politike.

“Kjo shtyrje për shpërbërje është indikativë dhe s’ka pas nevojë të ketë shtyrje, por është dashtë meniher të shpërndahet Kuvendi, këto janë loja të ndryshme si për koalicione po ashtu për pena politik të deputeteve”.

Se shtyrja e seancës në të cilën pritet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës, mund të ketë edhe ndonjë skenarë tjetër e thotë edhe Fatmir Sheholli, analist politik.

Vetëm se për dallim nga profesori Smaka, Sheholli beson në deklaratat e partive të cilat thonë se janë për të shkuara në zgjedhje.

“Nëse ekziston një skenar me qellim të caktuar atëherë mund të dështojë ajo seancë. Por, duke ju referuar qëndrimeve politike të partive politike, besoj që megjithatë do të kemi shpërndarje të Kuvendit me 22 gusht”, thotë Sheholli për arbresh.info

Kryeministri, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje  muajin e kaluar, pas ftesës për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë.

Pas këtyre ftesave në cilësinë e të dyshuarat Haradinaj ka dhënë  dorëheqje të pa revokuar.

Përkundër vonesave, më 22 gusht është thirrur seanca në të cilën pritet të shpërndahet Kuvendi, për t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme nacionale./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme