Bëhet fjalë për personin i cili tashëm është i njohur si problematik, ndërsa televizioni kroat HRT ka publikuar se personi është veteran i luftës i brigadës 116 të Neretvës i cili vuan nga çrregullimi posttraumatik.
Në qyteti Opuzen, në jug të Dalmacisë, sot herët në mëngjes ka përfunduar drama e gjatë të cilën e shkaktoi një veteran i luftës me shpërthimin e bombolës së gazit në shtëpinë e vet i cili shpërthim pastaj u shndërrua në zjarr të madh, ndërsa arsyeja ishte grindja pas festës së ditëlindjes së fëmijëve në fqinjësi.
Sipas shkrimit në “Slobodna Dalmacija”, bëhet fjalë për personin i cili edhe më herët ka bërë probleme dhe se ai është veteran i luftës i cili vuan nga çrregullimi posttraumatik.
Mediet lokale shkruajnë se dje pasdite ky burrë 49 vjeçar ka kërcënuar, e më pas e ka aktivizuar bombolën e gazit, ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë pjesëtarët e policisë së Metkoviqit, zjarrfikësit dhe Ndihma Emergjente.
Burri kishte hipur në kulm të shtëpisë, dhe gjatë intervenimit të policisë, ai me një mjet të mprehtë e plagosi një polic i cili me helikopter është transportuar në Qendrën Klinike në Split. Gjithashtu u lëndua lehtë edhe një polic.
Mbrëmë pas orës 23 në terren kanë dalë edhe pjesëtarët e policisë speciale me detyrë që burrin ta zbresin nga kulmi.
Portali index.hr pretendon se e gjithë ngjarja ka filluar për shkak të ditëlindjes së fëmijëve në fqinjësi, sepse veteranin të luftës i ka penguar festimi i zhurmshëm i fëmijëve. Shpërtheu grindja, fqinjët e thërrasin policinë, dhe më pas filloi drama.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...