Zyrtarët e Telekomit të Kosovës nuk menduan vetëm për këngëtarë, humoristë e spektakle të bukurisë.
Nga buxheti i ndërmarrjes publike u ndanë para për të mbuluar edhe shpenzimet e tyre.
Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se me paratë e ndërmarrjes u paguan edhe gjoba. Gjoba në vlerë prej 50 euro është paguar në janar të vitit 2018 kur në krye të Telekomit ishte Agron Mustafa.
Aty thuhet gjithashtu se lloji i gjobës është në trafik ndërsa është paguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Por në dokument nuk ceket se në emër të kujt ishte gjoba.
Deri tani arbresh.info ka publikuar mijëra euro të shpenzuara në sponsorizime.
Pjesë e madhe e parave u është ndarë atyre që marrin para të mira nga koncertet brenda e jashtë vendit, këngëtarëve.
Këngëtares Leonora Jakupit për realizimin e videoklipit të këngës, “pushkë e çifteli” në bashkëpunim me Gold Ag i janë ndarë plotë 6 mijë euro.
Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga arbresh.info thuhet se Telekomi i Kosovës ndau këtë shumë në vitin 2016 në kohën kur Telekomi udhëhiqej nga Agron Mustafa.
Kënga është në bashkëpunim me Golg AG ndërsa klipi me vetëm dy skena, njëra në Prizren ndërsa tjetra e improvizuar.
Edhe kolegut të tyre, Labinot Tahirit i është ndarë shuma e njëjtë. Tahiri për klipin që zgjatë afër 4 minuta të këngës ‘Interesgjike’ ka marrë gjithashtu 6 mijë euro.
Por ndërmarrja publike që dikur operonte si më fitimprurësja në vend ka ndihmuar edhe këngëtarë të zhanreve tjera si Adelina Thaçi, bashkëshortja e ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta me 6 mijë euro, Altuna Sejdiu -Tuna me 2 mijë e 500 euro, Adelina Berisha dhe Edita Sopjani, me 2 mijë dhe respektivisht 1 mijë e 500 euro, e 3 mijë euro janë ndarë për Argjentina Ramosaj.
Edhe humoristët kanë marrë para nga Telekomi për realizim të skeqeve të tyre.
Ditë më parë është raportuar edhe për paratë e ndara për sallone të ondulimit dhe spektakle të bukurisë.
Telekomi i Kosovës për vite me radhë ishte kritikuar për dhënie të sponsorizimeve pa asnjë kriter.
Për të hetuar këto dhe dyshime të tjera brenda ndërmarrjes muaj më parë Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me gjendjen në Telekom dhe Postë.
Komisioni ka intervistuar disa nga kryeshefat dhe anëtarët e Bordit të kësaj ndërmarrje ndërsa është propozuar që puna e realizuar deri tani t’i kalohet komisionit të ri që mund të formohet në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend./A.Çitaku/Arbresh.info/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës