Se ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka aplikuar për statusin e veteranit të UÇK-së, ka dëgjuar edhe njëri nga anëtarët e Komisionit për verifikimin e listave të veteranëve, Shkumbin Demaliaj.
Megjithatë ai thotë se nuk e di me saktësi nëse Isa Mustafa, që ka qenë ministër i Financave në Qeverinë në ekzil të drejtuar nga Bujar Bukoshi.
Demaliaj ka thënë për lajmi.net se ai ka qenë përgjegjës për Zonën e Dukagjinit dhe nëse Mustafa ka aplikuar atë e ka bërë përmes ish-ministrisë së Mbrojtjes, por se listën se kush ka aplikuar nga kjo ish-ministri nuk e ka parë.
“Kam qenë përgjegjës për pjesën Dukagjinit dhe nëse ai ka aplikuar ka qenë përmes ish- ministrisë së Mbrojtjes, dhe unë atë listë nuk e kamë parë, sepse kemi pasur detyrat e ndara. Unë jam kanë përgjegjës vetëm për Zonën e Dukagjint. Është folur, por unë nuk jam i sigurt nëse ai ka aplikuar”, ka thënë Demaliaj, për lajmi.net.
Përgjegjës për pjesëtarët e UÇK-së të brigadës 188 ‘Agim Ramadani’, të njohur si FARK-u, ka qenë Rrustem Berisha, tash ministër i FSK-së. Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë edhe me të, për të marrë informacion nëse Isa Mustafa ka aplikuar për statusin e veteranit dhe e ka marrë atë, por që nuk ka mundur të flasë më të. Sikurse edhe më Anton Qunin, ish-pjesëtarë i brigadës ‘Agim Ramadani’, tash deputetë i LDK-së.
Ndryshe gjatë ditës ka qenë Nasim Haradinaj, njëri nga udhëheqësit e OVL-UÇK-së, që ka thënë se edhe Isa Mustafa ka aplikuar për statusin e veteranit.
Madje, ai ka thënë se gjatë një takimi me ish-kryeministrin Mustafa, ia ka përmendur Mustafës që është veteran, që sipas Haradinaj, ish-kryeministri kishte heshtur.
Debati për fyerjen e listave të veteranëve të UÇK-së, është riaktualizuar pas dorëheqjes së ish-prokurorit Elez Blakaj, cili ishte duke hetuar rastin e listës së veteranëve.
Blakaj kishte thënë se ishte kërcënuar nga disa individë lidhur më lëndën që ai e kishte.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...