Google ADS

Edhe çerdhet në veri janë “super” të furnizuara

08:02 | 27 Qershor 2019
V. S.

Një inskenim për krizë humanitare në veri thotë ta ketë zbuluar para dy javëve drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

 “Në veri është inekzistente çfarëdo lloji krize. Përkundrazi nga të dhënat që kemi marr në katër komunat veriore vërehet se të gjitha çerdhet e fëmijëve, konviktet dhe dyqanet janë përplot me te gjitha llojet e produkteve ushqimore, veshmbathje, pemë e perime etj. Gjithashtu derivate ka si në çdo cep te Kosovës,” thotë Sheholli për arbresh.info.

Sipas tij, nga hulumtuesit është vërejtur se disa dyqane gjatë natës janë tërhequr produktet dhe janë futur nëpër podrume shtëpiake e depo të ndryshëm me qellim që ato dyqane të fotografohen e filmohen nga kamera të Serbisë për të paraqitur kinse krizë humanitare.

“Njësoj është vepruar edhe me disa dyqane të bukëpjekësve.”

Gjatë vëzhgimit të situatës në veri, Sheholli thekson se hulumtuesit kanë hasur në disa pamfletë të një shoqate afaristësh që fton qytetarët serbë të veriut për unitet dhe qëndresë unike dhe mos të marrin produkte nga depot në jug te Mitrovicës.

“Nga konkluzat që kemi nxjerrë gjithashtu vërehet se medikamente dhe barna ka në sasi të mjaftueshme, bile edhe dy depot që janë në Mitrovicë janë përlotë medikamente. Në bazë të bisedave me qytetarë serbë, ata nuk na kanë pohuar se po vërehet ndonjë krizë humanitare duke vlerësuar se politika i ka futur duartë në këto çështje,” deklaron Sheholli.

Nga hulumtimi vërehet se ekziston një zinxhir propagandues  nga mediat e Serbisë, por edhe disa mediumeve serbe në Kosovë që të pasqyrojnë gjendjen e mjerueshme në veri.

IAMN konsideron që ky është inskenim i Beogradit zyrtarë me qeëllim që kinse para botës të “argumentohet” e ashtuquajtura krizë humanitare.

Sheholli, tutje ka shtuar se ndonëse është mirë që kjo është zbuluar me kohë, shteti nuk do të duhej të le me kaq.

Sipas tij një inskenim i tillë është mjaft i rrezikshëm.

“Shteti i Kosovës është mirë që ka identifikuar me kohë skenarin e Serbisë në veri, i cili skenar po ndihmohet edhe nga pushtetet lokale në atë pjesë të Kosovës. Mirëpo nevojitet që të ndërmirren kundërmasa mediale që para opinionit të gjerë botëror të zhveshet lakuriq ky inskenim tendencioz dhe shumë i rrezikshëm”.

Rreth një inskenimi për katastrofë humanitare, krerët e shtetit janë parë të reagojnë vetëm në rrjetet sociale dhe në konferenca me gazetarë.

Ndryshe, në bazë të informacioneve të cilat janë duke qarkulluara në rrjetet sociale, të gjitha dyqanet ushqimore e higjenik do të mbyllen në veri të vendit nga dita e enjte, më arsyetimin se ka mungesë të produkteve.

Ndërsa drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i arsimit serb, Mladen Sarceviq, të premten pritet të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Arsyeja e kësaj vizite, është festa e Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor ku shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan./V.Selimi/arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/391408291492319/?notif_id=1561544966631458&notif_t=live_video_explicit

Edhe çerdhet në veri janë “super” të furnizuara

Edhe çerdhet në veri janë “super” të furnizuara

Edhe çerdhet në veri janë “super” të furnizuara

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme