Gjatë ditës së djeshme pati reduktime të shumta të energjisë elektrike në mbarë Kosovën. Për këtë pati edhe reagim nga ZRRE-ja, që edhe u ka tërhequr vërejtjen KEDS-it e KESCO-s. U bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve dhe mos aplikim të ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike në emër të mirëmbajtjes gjatë sezonit të dimrit, ndryshe do merreshin masa ndaj tyre.
E mbrëmë Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka folur për reduktimet e ashpra të rrymës nga KEDS-i, duke thënë se kompaninë e pret dënim i rëndë nëse të shtunën (sot) do të ketë reduktime.
Asnjë reduktim i energjisë elektrike nuk ka ndodhur sot pasi që sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala ka pasur rritje të temperaturave e rënie të konsumit.
I pyetur nga KTV-ja se a ka ndikuar në këtë kërcënimi i qeverisë, Buzhala ka thënë se KEDS-i ka arritur të sigurojë energji shtesë nga rajoni pasi që edhe atje ka rritje të temperaturave e rënie të çmimit të energjisë.
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...