Jo vetëm ‘Milka’. Kosovarët del se janë adhurues të mëdhenj të të gjitha llojeve të çokollatës dhe prodhimeve të saj.
E shuma që kanë shpenzuar në to vetëm gjatë këtij viti arrin në 6.7 milionë euro. Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se gjatë periudhës janar-prill të këtij viti në Kosovë kanë hyrë çokollata në vlerë mbi 6 milionë e 753 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu në të dhënat e Doganës thuhet se llojet e çokollatave më të importuara janë çokollata e bardha, prodhime çokollate dhe çokollatë me blloqe.
Madje kjo e fundit ka edhe sasinë më të madhe të importit.
Ndërsa vendet prej nga importohen janë të ndryshme gjithsej 27 shtete të botës, duke filluar nga shtet fqinje si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia e deri te Federata Ruse.
E pavarësisht se Zvicra njihet tradicionalisht si vendi i çokollatës, pjesën më të madhe e eksporton te adhuruesit e këtij produkti, në mesin e të cilëve nuk janë banorët e Kosovës.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, kosovarët i duan çokollatat por ata zgjedhin prodhime tjera dhe jo ato zvicerane.
Nga ky shtet janë importuar çokollata në vlerë afër 102 mijë euro. E llojet janë çokollata me blloqe, çokollata të mbushura dhe jo të mbushura dhe biskota të ëmbla.
Ndërsa nga shtet fqinj i Zvicrës, Gjermania janë importuar çokollata në vlerë mbi 1.7 milionë euro.
E nga Italia afër janë importuar çokollata në vlerë afër 600 mijë euro ose saktësisht 585 mijë euro.
Ndërsa sasi më e madhe është importuar nga shtete e rajonit. Vetëm nga Maqedonia Perëndimore janë importuar gjatë këtij viti janë importuar çokollata në vlerë afër 1.5 milionë euro. Ndërsa llojet më të shpeshta janë çokollata me blloqe dhe të mbushura.
Ndërsa nga Shqipëria afër 400 mijë euro e nga Serbia vetëm 16 mijë euro.
Nga Italia janë importuar 585 mijë kilogramë.
Kosova eksportoi çokollata në vlerë 107 mijë euro
Edhe në Kosovë eksitojnë disa fabrika të çokollatës.
Ata përveç që plotësojnë disa nevoja të qytetarëve pjesën tjetër e eksportojnë.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës vlera e sasisë që eksportohet arrin në 107 mijë euro.
E shtete në të cilat eksportohet janë Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania, Suedia Kroacia, Austria, Holanda, Franca, dhe Shtetet e Bashkuara.
Sasia më e madhe është eksportuar në Zvicër, vlera e çokollatës të eksportuar atje është mbi 22 mijë euro.
E pas saj radhitet Mali i Zi, në këtë shtet është eksportuar çokollatë në vlerë afër 20 mijë euro.
Ndërsa sasi më e vogël është eksportuar në shtete tjera.
E një nga prodhuesit e çokollatave në Kosovë është edhe kompania “Amel”. Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Fatos Mexhuani ka thënë për arbresh.info se brenda ditës prodhojnë 50 kilogramë çokollata e llojet e tyre arrin në 37.
Mexhuani ka thënë gjithashtu se lëndën e parë e importojnë nga Belgjika ndërsa momentalisht nuk eksportojnë jashtë Kosovës./Arbresh.info/Agnesa Çitaku/
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...