E mitura nga Drenasi ishte intervistuar në Policinë e Kosovës në prezencën e punëtorit social.
“Avokati është dashur të jetë gjithqysh. Është normë urdhëruese në çdo fazë të procedurës për të mitur duhet me qenë prezent avokati. Plus në këtë rast, i ka urdhëruar prokurorja, por nuk ka pasur avokat”, ka thënë avokati i angazhuar në rastin e të miturës, Gazmend Halilaj.
Sipas tij, dyshohet se të miturës i është ndryshuar deklarata. Ai ka thënë se e mitura i ka thënë atij se ato nuk janë fjalët e saj dhe se i janë shtuar.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë për portalin arbresh.info se Policia e Kosovës nuk është treguar e mirë në aspektin profesional dhe zbatimin e kodit të etikës.
Sipas tij, fajtor për këtë është Inspektorati Policor që nuk ka zbatuar testet e identifikimit dhe nuk kërkoi përgjegjësi nga policët në çdo aspekt.
“Në aspektin profesional por edhe të kodit të etikës nuk po tregohet që është mirë. Mirëpo këtu ka lëshime edhe nga Inspektorati Policor, i cili nuk ka arri me zbatu testin e identitet, me kërku përgjegjësi të policisë në çdo aspekt”.
Sipas ligjit për të marrë në pyetje një të mitur duhet që patjetër të jenë prezentë prindërit, kujdestari apo prezenca e punëtorit social.
Në rastin e të miturës nga Drenasi, u pretendua se ajo ka shkuar e vetme në polici. Nuredin Ibishi thotë se në këtë rast nuk janë zbatuar procedurat parapake që nga fillimi i intervistimit.
“Duhet të jetë prezenca e prindit apo kujdestarit apo prezenca e punëtorit social në këtë rast përndryshe nuk guxon të merret në pyetje pa prezencën e tyre. Nuk janë zbatuar procedurat e parapara siç është rasti i vetë ftesës për intervistë ku duhet të jetë prezenca e prindit dhe kujdestarit”, ka thënë Ibishi.
Opinioni kosovar është tronditur gjatë javës me rastin e abuzimit të së miturës nga Drenasi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...