Google ADS

E dëgjoi, por nuk u përgjigj – pyetja të cilës i iku Remi

00:01 | 16 Janar 2019
Trina Galanxhi

Rrustem Mustafa-Remi menjëherë pasi ka dalur nga intervistimi është deklaruar për media, por nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.

Rrustem Mustafa i njohur si Remi është marrë edhe sot gjatë ditës në pyetje nga hetuesit e Gjykatës Speciale në Hagë. Pavarësisht kohës së gjatë që Remi ka kaluar aty, ai nuk ka qenë i gatshëm të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

Remi menjëherë pasi ka dalur nga intervistimi është deklaruar për media, por nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.

Ai ka dëgjuar pyetjen e gazetarëve se për cilat raste është pyetur nga Gjykata Speciale, por ai ka ikur nga kjo pyetje. Ka shpejtuar për të hipur në makinë.

“Sot përfundoi intervista pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë. Unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ka qenë intervistë e gjatë sot përfundoi”.

“Pyetjet ishin shumë serioze. Kemi qenë edhe ne shumë seriozë gjatë përgjigjeve. Dhe, sapo përfunduam”, ka deklaruar Remi për të hipur më pas në makinë, pa dashur të flas më shumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme