E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari në kohën e luftës ka qenë vetë 10 vjeçare. Ajo është e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1988.
Vite më parë në një intervistë për BBC ajo rrëfej tmerrin që kishte përjetuar, si e mbijetuara e vetme e një dyluftimi, ku humbën jetën 59 anëtarë të familjes së saj.
“Ma së pari më kujtohet kur nana u mundojshin me na afru afër vetit mos me na lënë me u frikësu, edhe tu na jep bukë edhe ujë”, tregon ajo.
Tutje, Besarta flet për momentin më tragjik që përjetuan më të dashurit e saj.
“Kjo është dhoma ku jemi kanë gjitha familja, këtu është vendi ku kam qenë unë me nanën e motrat e mija, tjertë gratë e mixhallarëve me fëmijë e gjyshja. Masi janë afru serbët këtu unë kam ardh në drejtim nga kjo dhomë këtu ku u kanë bali Adem i vrarë, unë kam ardh e jam strehu te maxhja. Ku kanë gjujtë granata ose bume brenda ku janë vra të gjithë, mirëpo unë nuk jam plagos, asnjë grrithë nuk e kam marrë prej granatave ose bumeve.”, thotë Besarta.
“Unë jam bërë kishe jam e vdekne, erdhën serbët fillun me i prekë tanë edhe me kqyrë a është dikush gjallë. Më hetuan se unë jam hala gjallë edhe më kanë marrë me kan çu përmbi një fushë që është te shpia”, tregon ajo me lot në sy.
Besarta thotë se ka net të tëra që i kujtohet e kaluara e trishtë që e përjetoi.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...