Rritja 100 për qind e pagës me ligjin e ri nuk i ka bindur kirurgët e QKUK-së që ta ndërpresin grevën e filluar rreth shtatë javë më parë. Nga vazhdimi i grevës vlerësohet se më së shumti po e pësojnë pacientët, pasi gjatë kësaj kohe janë anuluar mijëra operacione, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Një pjesë e personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të qëndrojë në grevë edhe pas miratimit të Ligjit për Paga, i cili parasheh rritje të pagave deri në 100 për qind për ta.
Kirurgët të cilët tashmë kanë anuluar me mijëra operacione prejse kanë hyrë në grevë kanë bërë të ditur se edhe më tej do të vazhdojnë të përdorin grevën derisa të plotësohet kërkesa e tyre për rritje të koeficienteve.
Sipas Ligjit të ri për Pagat, mjekët specialistë do të paguhen rreth 1200 euro në muaj, nga afro 600 sa ishte deri më tani. Por ata thonë se do ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, rrjedhimisht ngritja e koeficientit nga 5 në 10.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?