Dy persona rreth orës 22.00 të mbrëmjes së sotme (e enjte) pas përleshjes kanë përfunduar të plagosur nga thika.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Dërguti” në lagjen Arbëria të kryeqytetit, raporton arbresh.info.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
Ai për abresh.info ka thënë se dy personat e plagosur kanë pësuar lëndime të rënda nga thika dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.
“Me 15.08.19 rreth ores 22:00, ne rrugen Ahmet Derguti te lagjjes Arberia ka ndodhur nje rrahje ne mes te disa personave. Si pasoj e rrahjes dy persona kane pesuar lendime, dyshohet se personat kane pesuar lendime te renda nga mjeti i ftoht thike. Njesitet policore kane dalur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe jane duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, perderisa dy personat e lenduar jane duke u trajtuar ne QKUK”, tha Kelani./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare