Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet e të cilit kishin bojkotuar këtë ngjarje në vitet e fundit pasi një shtyrje e turmës më 2015, kishte lënë të vdekur qindra iranianë.
Një nga pesë shtyllat e fesë që po rritet më së shpejti në botë, Islamit, është edhe Haxhi, i cili këtë vit nis më 19 gusht dhe mbaron më 24 të po këtij muaji.
Secilit mysliman i kërkohet të kryejë Haxhin të paktën një herë në jetë.
Deri më 16 gusht, më shumë se 1.6 milion persona veçse kanë arritur në Arabinë Saudite.
Shumë pelegrinë janë parë me anëtarë të familjeve të tyre, disa kanë telefonuar të afërmit dhe disa të tjerë kanë blerë pije të ftohta për të përballuar temperaturën mbi 40 gradë Celsius.
Për shumë pelegrinë kjo është hera e parë që largohen nga shtëpia.
Këtë vit, sauditët kanë lansuar aplikacione, ashtu që t’iu ndihmojnë pelegrinëve me të gjitha procedurat, duke nisur nga udhëtimi e deri te kujdesi shëndetësor.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare